Tetovë: Arrestohen katër persona, pasi policia i kapi me mariuhanë

Mbrëmë (12-mars) rreth orës 22:40, në rrugën “Todor Tsipovski-Merxhan” në Tetovë, zyrtarë policorë të Sektorit të Punëve të Brendshme- Tetovë, kanë privuar nga liria personat E.T.(18) nga Shipkovica e Tetovës, B.B.(26), E.E.(24). ), B.E.(26) dhe F.F.(25), të katërt nga Tetova, pasi që gjatë kontrollit të kryer tek ata është gjetur dhe konfiskuar marihuanë.

Ata janë ndaluar në Stacionin Policor Tetovë dhe pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit do të përgatiten parashtresat përkatëse, thonë nga SPB-Tetovë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share