Kovaçevski prezantoi 10-të shtyllat kryesore për katër vitet e ardhshme!

KONGRESI I LSDM-së

Lideri i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski, ka bërë publike bartësit e listave për deputetë të LSDM-së dhe koalicionit për zgjedhjet parlamentare të 8 majit. Pritet që listat zyrtarisht të konfirmohen në kongresin e 28-të partiak. Me mesazhin “nga këtu nis fitorja”, Kovaçevski duke iu drejtuar opinionit, para pjesës së mbyllur të Kongresit, prezantoi edhe dhjetë shtyllat kryesore për punën e LSDM-së në katër vitet e ardhshme.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“E para, paga evropiane dhe standard jetësor. Në katër vitet e ardhshme paga mestare do të arrijë 1.100 euro, kurse ajo minimale 600 euro.

E dyta, jetë dinjitoze për pensionistët. Në vitin 2028 pensioni minimal do të jetë 20.000 denarë, kurse mesatarja 30.000 denarë.

Tre, mbështetje për të rinjtë. Qeveria e re e LSDM-së do të sigurojë nga 200 euro në muaj, në 12 muajt e para, për cdo punësim të parë për personat deri në 26 vjec.

Katër, ekonomi e fuqishme vendore.

Pesë, infrastrukturë moderne evropiane.

 Gjashtë, bujqësi evropiane.

Shtatë, arsim evropian. Garantojmë siguri për nxënësit.

Tetë, energji të pastër dhe rrymë më të lirë.

Nëntë, më shumë fonde evropiane për ekonominë e Maqedonisë. Dhjetë, bashkë në Evropë. Përfundimin e negociatave me BE-në deri në 2028 dhe anëtarësim deri në 2030”, tha Kovacevski./tvklan.mk

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share