Covid-19: Tre vite nga rasti i parë – mbi 345 mijë infektime, 9.662 viktima

NË NIVEL GLOBAL GJATË SHKURTIT MBI 100 MIJË RASTE DITORE

Mbushen tre vite nga paraqitja e rastit të parë me koronavirus në vendin tonë. Që atëherë shënohen mbi 346 mijë infektime dhe mbi 9 mijë viktima. Gjatë javës së kaluar nga 2.511 testime janë regjistruar 119 raste të reja me COVID-19 në 15 qytete të vendit.

Më 26 Shkurt 2020 në Maqedoninë e Veriut u regjistrua rasti I parë me COVID-19. Në një press-konferencë, sic njofton KlanM, Ministri i atëherëshëm I Shëndetësisë, Venko Filipçe, njoftoi se bëhej fjalë për një 52-vjeçare që kishte udhëtuar nga Italia, që në atë kohë ishte rajoni më I goditur në Evropë.

Që atëherë, sic percjell KlanM, konform të dhënave nga Instituti për Shëndet Publik në vendin tonë janë regjistruar 346.852 raste me COVID-19.

Në Maqedoninë e Veriut, si pasojë e COVID-19 jetën e kanë humbur 9.662 persona. Janë regjistruar 9 raste të vdekjeve te gratë shtatzëna dhe 41 vdekje tek punonjësit e shëndetësisë. 91% e viktimave kanë qenë të hospitalizuar.

Sipas raporteve nga Spitalet, sic percjell KlanM, njoftohet se për momentin të hospitalizuar janë 27 pacientë.

Në vendin tonë janë aplikuar 1.904.822 vaksina anti-covid. Dozën e parë e kanë marrë 876.020 persona, të dytën 857.120, dozën e tretë 163.043 kurse të katërtën 8.639 persona.

Në botë sipas të dhënave të fundit janë regjistruar mbi 679 milion raste të koronavirusit. Jetën e kanë humburt thuajse 7 milion njerëz. Në shkurt të këtij viti, sic percjell KlanM, numri I rasteve ditore lëviz në mbi 100 mijë, për dallim nga viti I kaluar kur regjistroheshin mbi 1 milion raste me COVID-19. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share