Kupa e RMV-së në Hendboll: Në gjysmëfinale KHF Çairi kundër KHF Vardari

Në hapësirat e Federatës së Hendbollit të Maqedonisë së Veriut është hedhur shorti për ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Maqedonisë në hendboll për vajzat dhe djemtë.

Kështu që në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së kupës, skuadra e KHF Çair do të përballet me ekipin e KHF Vardari. Në ndeshjen tjetër gjysmëfinale do të përballen KHF Kumanova – KHF Gjorçe Petrov që do të zhvillohet më 16 maj me fillim në ora 17:00, ndërsa një ditë më pas më 17 maj, luhet takimi KHF Çair – KHF Vardari në ora 17:00,

Ndeshja finale në kategorinë e vajzave zhvillohet më 19 maj në ora 16:00

Në kategorinë e meshkujve shorti caktoi që në gjysmëfinale të përballen :

16.05.2024 në ora 19.30 KH Alkaloid – KH Vardari 1961
17.05.2024 në ora 19.30 KH Tikveshi 2014 – KH Pelisteri

Ndeshja finale në kategorinë e vajzave zhvillohet më 19 maj në ora 19:00

Të gjitha ndeshjet e Kupës së RMV-së në hendboll për vajza dhe djem zhvillohen në sallën sportive “Boris Trajkovski” në Shkup.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share