Futboll: Në Vrapçisht derbi i madh, Besa – Pelisteri, pritet festë për suksesin historik

Sot me fillim në orën 16:00 në program janë ndeshjet e xhiros së 26 në Ligën e dytë të futbollit vendor, xhiro ku edhe matematikisht klubi i futbollit Besa mund të zyrtarizohet si anëtare e re në elitën e futbollit vendor.

Pikërisht për këtë të gjitha rrugët çojnë drejtë stadiumit të Vrapçishtit aty ku edhe do të zhvillohet super derbi mes KF Besa të Dobërdollit dhe Pelisterit të Manastirit, dy skuadrat që në kampionatin 2024/2025 do të jenë pjesë e 12 ekipeve në Ligën e Parë.

E gjithë ekipi janë të vetëdijshëm për rëndësinë e këtij takimi, prandaj të gjithë janë të vendosur të japin më të mirën nga vetja e tyre.

Njëri në futbollistët më me përvojë në ekipin e Besës, Burim Sadiki, për takimin e sotëm me Pelisterin, deklaroi: ”Sezoni i sivjetshëm ne ligën e dyt ka qen totalisht i dominuar nga skuadra jonë andaj ne si ekip jemi maksimalisht të përgatitur që edhe në këtë ndeshje te dëshmojmë dominimin ,kualitetin dhe eksperiencën që kemi në grup.

Respektojmë ekipin e Pelisterit ,mirëpo për ne kjo ndeshje do te jetë “ndeshja e sezonit” pasi që me fitoren tonë do të shkruajmë historinë e klubit futbollistik Besa dhe fshatit Dobërdoll që është inkuadrimi në ligën Parë. Andaj do të jemi të respektuar që në mënyrë masovik të jeni prezent në stadiumin e fshatit Vrapçisht që së bashku me ju tifoz të dashur të festojmë suksesin tonë historik”.

Ndeshje tjetër me rëndësi që vendos epilogun përfundimtare është takimi mes Novacit dhe Detonit Pllaçkovica, ku vendasit luftojnë ekzistencën, ndërsa ekipi mysafirë pozitën e tretë që siguron pjesëmarrje në balotazh për kualifikim në elitë. Bashkimi në Kumanovë përballet me Skopjen, ndërsa një takim tejet i rëndësishëm zhvillohet në Tetovë mes Teteksit dhe Arsimit të Çegranit. Të gjitha ndeshjet e javës së 26-të të Ligës së dytë zhvillohen sot me fillim në ora 16:00, takohen:

Bashkimi – Skopje, Bellasica – Kozhufi, Besa Dobërdoll – Pelisteri, Novaci – Detonit Plaçkovica, Ohri – Kamenica Sasa, Osogova – Karaormani, Pobeda – Vardari Negotinë, Teteksi – Arsimi.

Tabela: 1.Besa 66 pikë, 2.Pelisteri 60, 3.Detonit Plaçkovica 52, 4.Arsimi 41, 5.Ohri 38, 6.Skopje 38, 7.Bashkimi 37, 8.Kozhufi 34, 9.Vardari Negotinë 34, 10.Bellasica 31, 11.Novaci 28, 12.Pobeda 26, 13.Teteksi 24, 14.Osogova 20, 15. Kamenica Sasa 18 , 16.Karaormani 15 pikë. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share