Kosovë: Qytetarët në veri të lodhur nga politika

LAGJET ME KOMUNITETE TË PËRZIERA VUAJNË PASOJAT E TENSIONIMEVE TË MUNDSHME

Njëra është shqiptare dhe tjetra serbe. Kohën e kalojnë bashkë gjatë pauzave pasi që punojnë në lokalet që janë ngjitur me njëra tjetrën ne lagjen e Boshnjakëve të veri të Mitrovicës.

Kjo lagje ku jetojnë komunitete të përziera  është e para që i vuan pasojat e tensioneve të mundshme në veri.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Faton Hyseni ka 4 vjet që ka hapur biznetin e tij në këtë lagje. Thotë se në cdo tensionim të situatës pos sigurisë kanë humbje të mëdha edhe në biznes.

“Neve nuk ka konvenon me pas trazira, bjen puna, ndodh dicka, duhet em mbyll lokalin. dëmet që bëhen nuk ndërmerr askush asgjë”,
deklaroi Faton Hyseni-pronar i Tonni hair style.

Ka klientelë nga të gjitha komunitetet.

“Kur ka tensione serbët nuk vijnë se edhe ata për shkak të politikës hezitojnë”,
deklaroi Faton Hyseni-pronar i Tonni hair style.

Ndërsa shumë serb punojnë në lokale me pronarë shqiptar dhe anasjelltas.

Qytetarët serb, apo pronarët e lokaleve këtu në lagjen e Boshnjakëve në veri të Mitrovicës, hezitojnë të flasin para kamerave duke thënë se pastaj edhe mund të ndëshkohen.

Zana Cimili korrespodente e mediave të huaja e që përcjell vazhdimisht situatën në veri thotë se qytetarët në veri janë të lodhur nga situatat e krijuara nga politika.

Ndërkohë kanë mbetur edhe më pak se dy javë deri në përfundimin e afatit të caktuar nga qeveria e Kosovës për zëvendësimin e targave serbe me RKS.

Gazetare: Blerta Dalloshi/tvklan

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share