Atletikë: Garuesit e KA Studenti me rezultate të kënaqshme

Ditë më parë në shtegun e atletikë në arenën “Todor Proeski” në Shkup u mbajt mitingu ndërkombëtar i atletikës “Shkupi 2024” që e organizoi klubi i atletikë “7 Maj” në bashkëpunim me Federatën e Atletikës së Maqedonisë së Veriut.

Në këtë miting ndërkombëtar morën pjesë një numër të vogël të garuesve nga klubet vendor si dhe Kosova e Bullgaria. Në mesin e ekipeve pjesëmarrëse ishte edhe klubi i atletikës Studenti i Tetovës që u prezantua me katër garues dy në kategorinë e meshkujve dhe dy në at femrave si Aldin Ademi, Valdrin Emini, Elhame Zeqiri dhe debutuesja në kategorinë U-11, Nisa Ramadani

Elhame Zeqiri doli e dyta hedhjen e shtizës, ndërsa Valdrin Emini doli i treti në 1500. Rezulatte të mira shënuan edhe Aldin Ademi në hedhjen e diskut dhe Nisa Ramadani në 60 metra në kategorinë U-11.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share