“Unë me kallash në dorë ajo më thotë ç’do këtu”, Dan Hutra rrëfen masakrën në familjen Hysa

Në familjen Hysa, Dan Hutra vrau 2 gra dhe plagosi 2 të tjera më 1 Mars 2023. Në një intervistë nga burgu për emisionin Uniko nga Spartak Koka në Klan Plus, Dan Hutra tregon se si plagosi ish-partneren e tij Alketën dhe mamanë e saj, si dhe vrau motrën dhe kunatën e Alketës.

Dan Hutra: U afrova afër shtëpisë së vjehrrit, lashë makinën larg, e dija që është një kamera aty pasi nuk kisha kaluar fare nga shtëpia e vjehrrit. Se natën e ruante policia. Nëse kanë menduar diçka, ata e kanë menduar për natën, edhe unë e kreva ditën. Natën nuk kishe shanse me kalu andej nga shtëpia e vjehrrit se kishte patrulla policie çdo 2 minuta. Kam zbritur nga makina, kam marrë kallashin edhe një thikë të mirë që e kisha me i pre fytyrën dhe sa jam futur brenda kam godit ato të dyja që kanë vdek. Ajo motra e Alketës deshte me bërtit, i thashë merre çik policinë në telefon siç e more atë ditë edhe ja u futa të dyjave. Pastaj jam futur brenda. Kjo ka qenë e fortë. Kur u futa brenda, më thotë Alketa, unë me kallash në dorë, ajo më thotë ç’a dreqin do ti këtu. Dhe ja futa me thikë në fytyrë.

Spartak Koka: Po s’doje të vrisje Alketën?

Dan Hutra: Jo, po të doja ta vrisja Alketën unë jo e kisha vrarë, por ********** plumba, unë kisha 5 karikatorë edhe nja 200-300 fishekë të tjera.

Spartak Koka: I ke pasur me vete?

Dan Hutra: Po.

Spartak Koka: Kur u fute brenda, kishe dhe dy fëmijët e vegjë. Njëri fëmijë që dyshohet që është i joti dhe fëmija tjetër.

Dan Hutra: Fëmijën tjetër nuk e kam parë. Djalin e Alketës po, ka qenë në divan dhe jam kujdesur shumë që mos të ashtu, kam qenë shumë i qetë më i qetë së tani, ja kam futur edhe vjehrrës me kallash nga këmbët. Edhe kjo tha të lutem mos nënën, edhe ja futa dhe kësaj nja 2-3 copa nga këmbët. Po unë po të doja i sharroja, jo i sharroja, po s’e di ç’a të të them. Pasi kam dalë nga Alketa, më flet njëri te dera më thotë ç’a bëre. Unë me kallash në dorë ai thotë ç’a bëre. I thashë ik ore shiko punën tënde. Ishte çuni i hallës më duket a nuk e di. Se ka një të afërt shumë afër dhe tha ç’a bëre më tha mua. Ik i thashë shiko punën tënde. Po deshe me e vra unë e vrisja, po të isha psikopat i vrisja. Hipi në makinë, ishin gra e kalamaj se ishin duke u kthyer nga shkolla, ishte ora 12 e cerek, 12 e njëzet, një gjë e tillë, ulërisnin edhe kam lënë makinën se kisha frikë mos shtyp ndonjë kalama, për këtë falenderoj Zotin atë ditë që nuk kam prekur njeri të pafajshëm. Kështu e gjykoj unë. Ju e gjykoni, këto viktimat i quani të pafajshëm po këto kanë qenë objekti im që do mbaroja punë. Të pafajshëm do quaja njerëzit e rrugës. Dhe kam nxjerrë kokën në dritare, ju thashë të lutem mos kini frikë se s’ka kush punë me ju.

/tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share