Mariçiq: Me “Open Balkan” shihet dhe shijohet tregu i përbashkët rajonal!

KONFERENCË: SFIDAT DHE MUNDËSITË E NISMËS “BALLKANI I HAPUR” DHE ADERIMI NË BE”

“Integrimi rajonal i tregut të punës: Sfidat dhe mundësitë e nismës “Ballkani i Hapur” dhe aderimi në BE” ka qenë tema e konferencës organizuar nga Instituti për hulumtime politike dhe ekonomike “Fajnens Tink”, njofton KlanM.

Me nismën “Ballkani i Hapur” intensifikojmë bashkëpunimin rajonal – ka deklaruar Zv/Kryeministri Bojan Mariçiq. Sipas tij, sic percjell KlanM, “Ballkani i Hapur”, mundëson që praktikisht të shihet e të shijohet tregu i përbashkët, i bazuar në rregulla dhe procedura evropiane.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Ballkani i Hapur” është përshpejtuesi i integrimit tonë evropian, një hyrje e shkëlqyer për integrimin e ekonomisë së RMV-së në tregun e brendshëm evropian. Të theksojmë sërish, “Ballkani i Hapur” është në funksion të BE-së, e jo zëvendësim për BE-në”, tha Bojan Mariçiq.

Sipas Zv/Ministrit për Financa të Shqipërisë, Endrit Yzeiraj, rajoni i Ballkanit Perëndimor përballet me sfida dhe potenciale të njëjta.

“Në Shqipëri, por edhe në rajon, ekziston nevoja që të rritet produktiviteti, të përmirësohen llojet e bizneseve që janë tërheqëse për rajonin që të jemi më konkurent dhe më të kapshëm për njerëzit”, tha Endrit Yzeiraj.

Mihajlo Gajiq nga instituti serb “Libek”, sic percjell KlanM, theksoi se sikurse RMV-ja edhe Serbia përballet me problemet e mungesës së fuqisë punëtore.

“Kemi shumë të huaj që vijnë punojnë në Serbi, kryesisht nga vende si Kuba, Bangladeshi, Taxhikistani dhe India. Ne duhet ta diskutojmë këtë cështje, për rikthimin e mundshëm të integrimit të kapaciteve të vendeve që janë të kycur në process”, tha Mihajlo Gajiq.

Zv/Kryeministri, Bojan Mariçiq, gjithashtu ka theksuar se prioritet i Qeverisë së RMV-së është edhe rritja e pagave, që sipas tij, do të ketë një rol të madh për të mbajtur të rinjtë e kualifikuar në vend, sic percjell KlanM, veçanërisht kur gjatë verës qytetarët e vendeve të “Ballkanit të Hapur” do të kenë qasje të lirë në tregun e punës në Maqedoninë e Veriut, Shqipëri dhe Serbi./KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share