Kosova shkarkon trajnerin Primoz Gliha

Vendimi pas rezultateve të dobta në kualifikueset e Europianit

Humbja minimale ndaj Bjellorusisë lë pasoja të tjera te kombëtarja e Kosovës. Trajneri i Dardanëve, Primoz Gliha është shkarkuar nga detyra si trajner i tyre, kjo pas rezultateve negative në fushatën eliminatore të Euro2024. Në një njoftim zyrtar për mediat, Federata e Futbollit e Kosovës pranoi se me përfundimin e ciklit kualifikues për Kampionatin Evropian 2024, ka përfunduar edhe marrëveshja me trajnerin e deritanishëm Gliha.

“Federata e Futbollit e Kosovës tashmë ka filluar analizimin e thellë të situatës aktuale në ekipin kombëtar A dhe pas kësaj analize do të merren masat adekuate dhe veprimet e ardhshme, përfshirë edhe angazhimin e përzgjedhësit të ri që do t’i prijë ekipit kombëtar” thuhet ndër të tjera në njoftimin e Federatës së Futbollit të Kosovës.

Slloveni Gliha mori drejtimin e Kosovës në muajin korrik të këtij viti, teksa e drejtoi nga stoli në 6 takimet eliminatore të Euro2024. Me 56-vjeçarin në stol, kombëtarja dardane shënoi dy fitore, dy barazime dhe dy humbje. Kosova e mbylli garën eliminatore në Europian në vendin e pestë në grup, duke lënë pas vetë Andorrën, në një grup ku ishte Rumania, Zvicra, Izraeli dhe Bjellorusia.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share