Klajdi Sahatçi – Virtuozi shqiptar i skenave të mëdha | Emisoni Happy Day

Skupi Kamer Fest i organizuar nga oraganizata Muza e përmnbylli edicionin e pestë me një virtuoz shqiptar që pushton skenat e mëdha evropiane Klajdi Sahatçi.

Festivali u mbajt në sallën e filarmonisë së Maqedonisë së Veriut nën drejtimin artistik të violinistit Blerim Grubi.

Në një intervist; ekskluzive për tv KlanMacedonia Klajdi Sahatçiu deklaroi se për të gjitha skenat janë pak a shumë të njejta e ndërsa skena në Shkup më së shumti e tërhoqi publiku.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Skenat janë pak a shume të njejta kam vlersuar akustikën e mirë të kësaj salle. Vlersova dhe publikun që ishte i ngrohtë”, deklaroi Sahatçiu.

I pyetur se a ndëgjon muzika tjera Sahatçiu u shpreh se nuk ndëgjon shumë muzikë sepse ka nevojë më shumë për qetësi.

“Nuk ndëgjoj shumë muzikë sepse kam nevojë për qetësi, më kujtohet që më thonin njerëzit e fabrikave të qokolladave kur thonin nuk i shof dot me sy qokolladat kam qejf xhazin, pop ose muzikë bashkëkohore,” deklaroi Sahatçiu.

Që nga viti 2012 violinisti Klajdi Sahatçiu është profesor në Universitetin e muzikës të Zvicrës italiane në Lugano dhe ka dhënë disa master klasa brenda dhe jashtë vendit. Sahatçiu luan në një violinë Antonio Stradivarius të vitit 1719./KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share