Lisbonë, galeritë e lashta romake tregojnë historinë e së kaluarës

Një labirinth nëntokësor që daton që në shekullin e I të Erës Sonë ka nxitur shumë turistë që ta vizitojnë

Dy herë në vit, nën shinat e tramvajeve që kalojnë nëpër rrugët e Lisbonës galeritë hapen për të zbuluar shkallët që të çojnë në një nga vendet më të lashta të kryeqytetit portugez.

Datojnë që në shekullin e I të Erës Sonë, labirinti nëntokësor “cryptoportico” u ndërtua nga romakët, të cilët pushtuan qytetin e njohur atëherë si Olissipo. Në atë kohë qyteti mbeti nën kontrollin romak për disa shekuj.

Ajo hapet vetëm për disa ditë në Prill dhe Shtator të çdo viti. Është gjithashtu një strukturë romake 2000-vjeçare që ende mban të bashkuara ndërtesat sipër saj.

“Jemi brenda një kriptoportiku, një sistem artificial që u ndërtua nga romakët gjatë kohës së perandorit August në shekullin e parë pas Krishtit, kur Lisbona u bë një komunë e vërtetë dhe filloi të shihej zyrtarisht si një qytet i rëndësishëm në këtë provincë dhe në Perandorinë Romake. Kjo strukturë vazhdon të garantojë që ndërtesat mbi kokat tona të jenë të qëndrueshme dhe të sigurta për ata që jetojnë, punojnë dhe ecin”.

Zbulimi për herë të parë i galerive të lashta romake nga arekologët u bë në 1771, kur Lisbona po rindërtohej pas tërmetit shkatërrues të vitit 1755.

Biletat për të vizituar galeritë zakonisht shiten brenda 15 minutave. Fatlumi i parë që arriti të blinte një biletë ishte Gustavo Horta, një brazilian që jeton në Lisbonë.

“Është një turne i mrekullueshëm, duke zbuluar Lisbonën dhe Olissipon. Është i paarritshëm. Prita dy vjet për të hyrë brenda tij”.

Turistët shprehen se hapja e muzeve të tilla është një thirrje për vëmendje ndaj pasurisë së trashëgimisë dhe arkeologjisë që ka Lisbona. Lisbona është një nga qytetet më të vjetra evropiane, ajo ka një histori shumë të pasur, një trashëgimi absolutisht të admirueshme./Klan News

VIDEO

Lexo gjithashtu
Total
0
Share