Vendbanimi palafit në Lin, mund të ndryshojë historinë?!

Arkeologët: Mund të jetë më i madhi në Europë

Viti 2022 për kërkimet arkeologjike, mund të quhet padyshim një vit i suksesshëm. Veçanërisht për njërin sit i cili mund të ndryshojë të dhënat historike të deritanishme për vendbanimet palafite në juglindje të vendit.

“Identifikonim në sondazhin 1, 2 një mjet lundrimi i cili njihet si pirog. Jemi tek idea që duhet të ketë të njëjtën moshë me vendbanimin”, thotë arkeologu Adrian Anastasi.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Të dhënat që kanë dalë nga kërkimet arkeologjike dhe ato nënujore presin konfimimin për tezën, që në Lin, mund të jetë shtrirë vendbanimi palafit, më i madhi që mund të ketë qenë në Europë, rreth 7500 vjet më parë.

“Ndoshta është vendbanimi më i vjetër në Europë që ne e njohim deri më tani”.

Në Maj të këtij viti nisin ekspeditat për të vazhduar kërkimet në të njëjtat zona ku e lanë në 2022, ndërsa Drejtoresha e Institutit thotë se do të nisin edhe në qendra të reja.

“Një projekt i ri i cili nisi vjet dhe që synon kontekstualizimin e vendbanimeve të neolitit në zonën e pellgut të Korçës”.

Kërkimet po kryhen për tre periudha; atë të Prehistorisë, Antikitetit dhe Mesjetës. Gjatë vitit të kaluar janë kryer rreth 30 kërkime arkeologjike në të gjithë vendin.

Tv Klan

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share