Të shtunën në sallën e sportive “Anton Dimitrov” në Shkup në organizim të Federatës së karatesë së Maqedonisë së Veriut u mbajt Kampionati Shtetëror dhe Play off për kategoritë e reja ku u përcaktuan kandidatët për Kampionatin Evropian që do të mbahet në Tbilisi të Gjeorgjisë
Sukses të madh në këto gara të Play off-it ka arritur karateisti kërçovar Nuredin Dervishi, anëtar I Klubit të karatesë “Uskana” i cili me një paraqitje të shlëlqyer konfirmoi titullin kampion në kategorinë e tij disiplina KATA për kadetë dhe u kualifikua për pjesëmarrje ne Kampionatin Evropian të karatesë për kadetë, junior dhe U-21, që do të mbahet me 09-11 Shkurt të vitit 2024 ne Tbilisi të Gjeorgjisë. /KlanMacedonia/