Publikohet lista për ndeshjen me Çekinë, Armando Broja kthehet në grumbullim me Kombëtaren

Armando Broja është i vetmi ndryshim në listën e Kombëtares për ndeshjen e 12 Tetorit me Çekinë në Tiranë. Trajneri Silvinjo ka dashur të ruajë grupin e futbollistëve që ishin pjesë e ndeshjeve të shtatorit duke i besuar në këtë sfidë të rëndësishme ndaj një rivali direkt për Euro 2024.

Trajneri pritet të sqarojë zgjedhjet e tij në konferencën që do të mbajë të shtunën në Tiranë.

Për ndeshjen Shqipëri – Çeki, stadiumi ‘Air Albania’ do të jetë i mbushur i gjithi, ndërsa për ata që nuk do të jenë në tribuna ka menduar Tv Klan që do ta transmetojë si gjithmonë ndeshjen e Kombëtares.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Kështu, portierë janë grumbulluar Etrit Berisha, Thomas Strakosha dhe Elhan Kastrati.

Në mbrojtje, Berat Gjimshiti, Ardian Ismajli, Arlind Ajeti, Ivan Balliu, Mario Mitaj, Elseid Hysaj, Enea Mihaj, Frederic Veseli.

Në repartin e mesfushës janë grumbulluar Ylber Ramadani, Klaus Gjasula, Kristjan Asllani, Nedim Bajrami, Arbnor Muja, Keidi Bare, Qazim Laçi.

Dhe në sulm janë Mirlind Daku, Sokol Cikalleshi, Armando Broja, Ernest Muçi, Myrto Uzuni, Jasir Asani dhe Taulant Seferi.

/tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share