KFF Luboteni i Tetovës fitues i Kupës në kategorinë e femrave

Klubi i futbollit të femrave Luboteni i Tetovës është fitues i Kupës së Maqedonisë së Veriut në futbollin e femrave. KFF Luboteni, në finalen që u zhvillua në stadiumin e Makedonija Gj.P mundi ekipin e KFF Kamenica Sasa me rezultat të thellë 4-0.

Fitorja e vashave tetovare në asnjë moment nuk erdhi në pikëpyetje ndaj edhe trofeu erdhi si pasojë e lojës së shkëlqyer të gjithë ekipit. Autore të golave për fituesin e Kupës ishin Delgado, Goja, Silva dhe Petkova.

Ky  është trofeu i pare për ekipin e futbollit të femrave si fituese e Kupës së Maqedonisë Veriut që paraqet një sukses historik për këtë skuadër, që ka një traditë të shkurtër në kampionatin vendor.

KFF Luboteni: Magdalena Lekoska, Iva Jovanovska, Majsa Benedito, Pavlinka Nikollovska, Priscilla Silva, Alexandra Markovska, Angela Milanoviq, Elena Petrovska, Bojana Petkova, Hristina Joshevska, Harumi Goja. Trajner: Ivica Radoniq;

Shaban Sinani /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share