Xavi: Do të doja që Leo Messi të kthehej te Barcelona

Trajneri i blaugranave foli për mundësinë e rikthimit të yllit argjentinas në “Camp Nou”

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernández, ka folur në lidhje me rikthimin e mundshëm të Leo Messit në Barcelonë. Yllit argjentinas i përfundon kontrata në fund të sezonit dhe e ardhmja e tij është ende pezull. Tekniku i blaugranave tha se për rikthimin në “Camp Nou” do të ndikojë edhe dëshira e vetë 35-vjeçarit.

Trajneri blaugrana do të dëshironte shumë që shtatë herë fituesi i “Topit të Artë” të rikthehej në klubin ku ka bërë histori. Por ai është i ndërgjegjshëm se transferimi është kompleks.

Edhe drejtuesit blaugrana po punojnë që të bëjnë të mundur rikthimin e Mesit si futbollist i lirë. Në 30 takime në Ligue 1, sulmuesi ka realizuar 15 gola dhe ka dhënë 16 asiste.

Interesim për shërbimet e tij ka edhe nga Arabia Saudite, me klubin e Al Hilal që është gati të bëjë çmenduri për ta pasur, si edhe nga Inter Miami në SHBA.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share