Italia siguroi kualifikim në Play Off të UEFA Liga e Kombeve

Kombëtarja e Italisë me fitoren kundër Hungarisë në raundin e fundit të grupit të tretë në Ligën e A siguroi kualifikim në Play Off të UEFA Liga e Kombeve. Skuadra e trajnerit Roberto Mancini në tranasferë mundi Hungarinë 0-2, me golat që i shënuan Raspadori në pjesën e parë dhe Dimarco, në pjesën e dytë. Në ndeshjen tjetër të këtij grupi Anglia dhe Gjermania luajtën me rezultat të barabartë 3-3

Italia numëron tashmë 11 pikë në pozitën e parë në grup, kurse Hungaria mbetet në kuotën e 10 pikëve, në pozitën e dytë, ndërsa Gjermania është e treat me 7 pikë dhe Anglkia e fundit me vetëm 3 pikë. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share