Aguirre: Ronaldo s’do t’i bashkohet Napolit

Cristiano Ronaldo është në qendër të vëmendjes në ditët e fundit të merkatos, me emrin e tij që lidhet me një largim të mundshëm nga Man United.

Portugezi, pesë herë fitues i Topit të Artë, thuhet se mund t’i bashkohet Napolit, në një marrëveshje që sheh Victor Osimhen t’i bashkohet Man Unitedit.

Megjithatë, gazetari spanjoll, Edu Aguirre, një nga miqtë e ngushtë të Cristiano Ronaldo, ka bërë të ditur se portugezi nuk do të shkojë në jug të Italisë, përcjell lajmi.net.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Ronaldo kërkon futboll në Champions League dhe agjenti i tij Jorge Mendes po shikon për opsionet.

Erik ten Hag, trajneri i Man United, ka thënë se dëshira e tij është ta ketë portugezin në skuadër.

Mbetet të shihet se çfarë do të sjellin orët e fundit të merkatos për lojtarin portugez.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share