Ndizet gara e Champions në Serie A

6 skuadra në garë për tri vende në kompeticionin më të rëndësishëm të kontinentit

Me fitoren e arritur kundër Romës, Atalanta e rindez garën për një vend në zonën Champions në Serie A.

Pas humbjeve të Lacios dhe Juventusit dhe sukseseve të Milanit dhe Interit, klasifikimi i Serie A pas 31 javësh për ekipet që kërkojnë tri vendet pas Napolit kryesues dallohet për diferencën e vogël të pikëve.

Atalanta e vendit të shtatë është 9 pikë larg vendit të dytë që mbahet nga Lacio si edhe 4 pikë larg vendit të katërt ku aktualsiht ndodhet Milani, me pike të barabarta me Romën.

Situata mund të komplikohet edhe më shumë në javën e ardhshme, duke pasur parasysh se do të luhen përballjet Roma-Milan dhe Inter-Lazio.

Në vazhdim, deri në fund të kampionatit do të luhen të tjera takime që mund të vendosin fatin e garës për zonën Champions.

Në javën e 34 do të luhen Milan-Lazio, Roma-Inter dhe Atalanta-Juventus. Pas dy javësh Napoli do të presë Interin, e një javë më pas zikaltrit do të presin Atalantën, ndërsa Juventusi sfidon në Torino Milanin.

Por ndërsa bardhezinjtë nuk duhet të gabojnë deri në përfundim të Serie A, ata mendjen e kanë edhe nga drejtësia e federaëts italiane, pasi pritet të jepet vendimi në lidhje me hetimin për plusvalencat.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share