NBA: Denver një hap pranë titullit kampion në Perëndim

Në Konferencën e Perëndimit në kampionatin amerikan të basketbollit NBA, skuadra e Denver avancon 3-0 në serinë e ndeshjeve finale kundër ekipit LA Lakers dhe e ndan vetëm edhe një fitore për tu shpallur kampion në këtë konferencë.

Denver në ndeshjen e tretë ka mundur Lakers-in në transfertë me rezultatin 119-108, Për ekipin Lakers ishte kjo disfata e parë para tifozëve vendas në këtë fazë të play off-it. Më efikas te Lakers ishin Anthony Davis, i cili realizoi 28 pikë e 18 kërcime, mbështetur edhe nga Reaves me 23 pikë e James me 23 pikë e 12 asiste. Nga ana tjetër dyshja e Denverit Jokiq-Murray ishin në nivelin e duhur. Murray realizoi 37 pikë, ndërsa Jokiq 24, duke i dhënë fitoren skuadrës së tyre.

Ndeshja e katërt e finales së play off-it serish do të zhvillohet në fushën e Lakers, që do të synojnë ta rihapin kualifikimin, ndërsa Denver me fitore zyrtarisht do të shpallej kampion në Perëndim.

NBA-Konf.Lindje, Play off Finale

Boston – Miami, (0-2)

NBA-Konf.Perëndim, Play off Finale

Denver – Lakers, 119-108 (3-0)

Shaban Sinani /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share