Hungaria do të miratojë ligje për të zhbllokuar fondet e BE-së

Budapesti ka njoftuar se do të krijojë një autoritet kundër korrupsionit për të mbikëqyrur shpenzimet

Qeveria e Hungarisë do të paraqesë ligje të reja në parlament javën e ardhshme për t’i dhënë fund një përplasjeje me Komisionin Evropian dhe për të zhbllokuar aksesin në fondet e Bashkimit Evropian. Reuters raporton se ekzekutivi i BE-së do të rekomandojë pezullimin e miliarda eurove të destinuara për Hungarinë mes shqetësimeve për korrupsionin, në atë që do të ishte masa e parë e tillë kundër Orban.

Duke shpresuar për t’i dhënë fund ngërçit që ka ushtruar presion në tregjet Budapesti ka njoftuar se do të krijojë një autoritet kundër korrupsionit dhe një grup pune për të mbikëqyrur shpenzimet e fondeve të BE-së.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Gergely Gulyas shefi i kabinetit të kryeministrit Viktor Orban, ka bërë të ditur se qeveria do t’i kërkojë parlamentit që të miratojë legjislacionin përkatës përmes një procesi të shpejtë. Gjatë kësaj jave një shumicë e madhe e ligjvënësve të BE-së votuan për të dënuar dëmtimin e demokracisë në Hungari nën sundimin e Orban, duke rritur presionin ndaj bllokut për të shkurtuar fondet.

Ligjet e reja janë planifikuar të hyjnë në fuqi në Nëntor, për të cilat mund të shënojë fundin e veprimeve ndëshkuese kundër Hungarisë.

“Në vend të mosbesimit të ndërsjellë, seria konstruktive e negociatave me Komisionin gjatë dy muajve të fundit mund të shihet si një hap drejt besimit të ndërsjellë,” është shprehur Gulyas.

Zyrtarë të lartë të BE-së besojnë se Orbanit i duhen fondet e BE-së, pasi ai përballet me inflacionin në rritje dhe kërcënimin e recesionit të rëndë. Perspektiva e errët ekonomike e ka detyruar kryeministrin hungarez të heqë kufijtë e çmimeve të energjisë dhe të rrisë taksat e biznesit të vogël.

Hungaria kishte deri tani pjesën më të madhe të parregullsive në të gjithë bllokun për shpenzimin e fondeve të BE-së nga 2015 deri në 2019. Brukseli ka kërkuar prej kohësh transparencë, konkurrencë dhe llogaridhënie në prokurimet publike hungareze. Plani i rimëkëmbjes së Covid-it pjesë e fondeve të BE-së ishte me vlerë 5.8 miliardë euro grante për Hungarinë.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share