Gardhi në fshatin turistik lë pa ‘selfie’ vizitorët

Një fshat austriak që mendohet se ka frymëzuar filmin vizatimor “Frozen” të Disney, ka vendosur një gardh të përkohshëm druri përgjatë kësaj jave për të frenuar ‘selfie’-t e turistëve.

Majat e akullta të Hallstatt, ndërtesat si kuti çokollate dhe uëjrat e kristalta janë ‘grep’ për turistët. Popullsia e fshatit turistik të mbrojtur nga UNESCO është më pak se 800 njerëz, ndërsa vijnë rreth 10.000 vizitorë në ditë.

Në vitin 2020, një përfaqësues i bordit turistik të fshatit tha për “CNN” se po planifikonin “fokus në turizmin cilësor në të ardhmen” dhe kjo është një nga masat që po testohet.

Gardhi është një projekt pilot dhe do të qëndrojë për një kohë të shkurtër, por si çdo gjë tjetër me këtë fshat kaq të njohur, ka tërhequr vëmendjen globale./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share