Dërgimi i trupave në Ukrainë, Macron: Nuk përjashtojmë asnjë mundësi. Europa, në rrezik

Presidenti francez Emmanuel Macron kthen sërish në vëmendje mundësinë e dërgimit të trupave ushtarake tokësore të aleatëve perëndimorë në Ukrainë. Një ide që për Rusinë është një vijë e kuqe, që nëse kapërcehet do të bëjë të shpërthejë Lufta e Tretë Botërore.

Në një intervistë për revistën prestigjioze The Economist, shefi i Elizesë tha se “nuk përjashtonte asnjë mundësi, pasi Europa po përballej – sipas tij – me dikë që po ashtu nuk përjashton asgjë.”

Macron shprehet se nëse Rusia ka vendosur të shkojë më tej, atëherë edhe aleatët duhet të shqyrtojnë çdo mundësi, ndër të cilët ndonëse nuk e përmendi, as nuk e përjashtoi dërgimin e trupave tokësore. Për presidentin e Francës, nëse Rusia fiton në Ukrainë, në Europë nuk do të kishte më siguri.

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share