ISHSSH paralajmëroi ndalesë për Klinikën e Toksikologjisë për punonjës shëndetësorë pa kontrata për punësim

Për shkak të veprimit të pjesërishëm pas vendimit me vërejtje të IPSH Klinikës univesrsitare për toksikologji në Shkup sipas ligjit dhe pranisë së mëtutjeshme të evidentuar në këtë klinikë të punonjësve shëndetëorë dhe bashkëpunëtorëve shëndetësorë pa kontrata punësimi, do të jepet vendim për ndalesë të pranisë së tyre, në pajtim me rregullat ligjore, informoi sot drejtoresha e Inspektoratit shtetëror sanitar dhe shëndetësor (ISHSSH), Renata Mlladenovska.

Më 30 prill, është kryer mbikëqyrje inpsektuese kontrolluese në këtë klinikë, pas afateve të kaluara për veprim nga masat e urdhëruara me vendim të dhënë nga Inspektorati shtetëror sanitar dhe shëndetëor më 5 prill.

Ka pasur qasje në dokumente nga ana e drejtorit mjekësor dhe drejtorit organizativ dhe printimin nga sistemi elektronik për evidencë të orarit të punës dhe kontroll të qasjes drejt hapësirave, përkatësisht prani në hapësirat e institucioneve publike shëndetësore në periudhën pas pranimit të vendimit, prej 19 prillit deri në ditën e mbikëqyrjes inpektuese kontrolluese më 30 prill.

Njëmbëdhjetë punonjës dhe bashkëpunëtorë shëndetësorë në vendimin e ISHSSH të cilët ishin pa kurfarë kontrate për punësim, pasi që kontratat u kanë skaduar më 31 dhjetor të vitit të kaluar edhe më tej ishin evidentuar në sistemin elektronik për evidencë të orarit të punës dhe kontroll të qasjes drejt hapësirave. Me evidencën e pranisë në hapësirat e institucioneve publike shëndetësore nuk ishste vepruar sipas pikës 1 të vendimit.

Është vepruar vetëm rreth pikës 4 – drejtori mjekësor i Klinikës ka kërkuar nga kryetari i KD të thërrasë takim, ai i ka ftuar anëtarët dhe sot ishte caktuar mbledhje, ndërsa sipas informatave të marra, është dashur të veprohet sipas vendimit të dhënë nga ana e ISHSSH.

Ministri i Shëndetësisë, Ilir Demiri më 22 prill në konferencën për shtyp paralajmëroi se do ta shkarkojë drejtorin mjekësor të Toksikologjisë, Danill Petrovski. Ai tha se para një periudhe të caktuar ishte pyetur nga një gazetar për gjendjen në Klinikën e toksikologjisë ku, siç i ishte thënë, 18 të punësuar nuk kanë marrë rrogë katër muaj dhe se në të njejtin institucion për fat të keq ka edhe ofendime në baza nacionale.

Demiri theksoi sse atë ditë kanë nënshskruar vendim me të cilin kërkon hetim të thellë nga institucionet kompetente lidhur me punësimet në shëndetësinë publike.

Ditën e njejtë, paraprkaisht, mjekët kihsin alarmuar për kaosin që kishte ndodhur në Toksikologji, posaçërisht, siç thanë, pasi që ihte emëruar drejtoresha organizative.

Mjeki Niko Beqarovksi atëherë theksoi se Klinika tashmë disa vite është në margjina, në afat prej gjashtë viteve janë ndërruar pesë drejtorë, duke shtuar se nga 12 shkurti, klinika ka drejtoreshë organizative, ekonomist të diplomuar, me të cilën janë përballur me rezistencë dhe mosbashkëpunim.

Disa herë, shtoi, ishte kërkuar të punësohen dy laborantë dhe një infermier, në mënyrë që të mjndësohet funksionimi.

Në pyetjen e gazetarëve, ai u përgjigj se në mesin e 18 peronave për të cilët drejtoresha Besia Iljazi ka kërkuar të punësohen me kontratë në vepër, ka pasur edhe infermier i cili para një muaji jo të plotë ka bërë presion tek laboranti të zëvendësojë një mostër të urinës në të cilën ka pasur narkotikë, me një mostër të pastër të urinës.

Beqarovski nënvizoi se nuk kanë komunikim me drejtoreshën sepse, siç tha, ajo nuk e ka ditur gjuhën maqedonase. Ai tha se ka pasur tentime me të të bisedojë në gjuhën angleze. Komunikimi, shtoi Beqarovsksi, ka qenë përmes përkthyesit, i cili ishte pjesë e atyre 18 personave, kështu që mjeku tha se nuk e dinë nëse saktësisht është transmetuar ajo për të cilën është biseduar dhe anasjelltas, nëse saktësisht i është përkthyer e folura e saj.

Drejtoresha organizative e klinikës dha deklaratë për meidume ditën e njejtë, por, vetëm në gjuhën shqipe.

Në pyetjen përse drejtoresha organizative e Toksikologjisë nuk dha deklaratë në gjuhën maqedonase, por vetëm në gjuhën shqipe, përderisa gazetarët ishin në Klinikën e toksikologjisë, ministri tha se vetë ka thënë të mos jepen deklarata.

“Sepse nëse më vëreni, sa jam i përmbajtur në atë që e them. Nësse ka nevojë, do të japë edhe me përkthyes”, u përgjigj Demiri në pyetjen e gazetarëve.

Më 26 prill i pyetur për infermierin i cili duhej të suspendohej, Demiri tha se Toksikologjisë i është bërë padrejtësi e madhe, sepse nuk është ssiguruar pajtim nga ana e menaxhmentit për sigurimin e kontratave të punës për 18 të punësuarit të cilët katër muaj punojnë në Klinikë, ndërkaq nuk marrin kompensim ekonomik.

“Unë thash atë që kam vërejtur dhe për çka kam fakte dhe ajo është deklaratë e dhënë në opinion, megjithatë jemi në parazgjedhje, në rrjedhë është fushata zgjehdore, nuk dëhsiroj të shkelet asnjë procedurë ligjore. Pres të vijë raporti i mbikëqyrjes inpsektuese i cili i ka obliguar gjatë pesë ditëve menaxhmenti i intitucionit të gjejë zgjidhje për 18 njerëzit të cilët janë punësuar atje, të cilët punojnë, ndërkaq nuk marrin kompensim ekonoimik”, deklaroi Demiri.

Tha se nuk janë të sakta thëniet se drejtoresha ekonomike ka arhdur në punë katër orë.

“Sipas njohrive të mija, drejtoresha ekonomike shkon në punë dhe nuk parkohet në hyrjen e Klinikës. Është kontrolluar”, tha Demiri.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share