Grubi për pllakën “Dardanus”: Nuk do të ndërtohet asgjë, derisa të mbaron punë Qendra për Konservim

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi siguron se deri sa nuk nxirren të gjitha artefaktet, në zonën arkeologjike ku u gjet pllaka “Dardanus” në Karposh të Shkupit nuk do të lejohet ndërtimi.

“Të gjitha artefaktet që gjenden këtu, do të dërgohen në Muzeun e Shkupit nga Qendra Konservatore e cila po bën në fakt punimet këtu, e jo investitori. Derisa nuk kryejnë punë nga Qendra Konservatore e qytetit të Shkupit, nuk fillon ndërtimi i çfarëdo qoftë objekti në këtë vendbanim”, tha Grubi.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share