LEN: Teatri teknik përfundoi, kujtojmë skandalet e BDI-së

Opozita shqiptare ka akuzuar pushtetin, se ka përfunduar, siç thotë, teatri për zgjedhjen e kryeministrit teknik dhe vendin duhet ti kthehet realitetit me veprimet e dyshimta për krim të pushtetit.  

Astrit Isenit nga Lidhja Europiane për Ndryshim thotë se opozita shqiptare nuk ka asnjë iluzion, por thekson se, një kryeministër me mandat teknik nuk ka as kompetenca, as fuqi, e as legitimitet për të adresuar apo për të zgjidhur cilëndo nga këto tema aktuale dhe kjo dëshmon se emërimi i tij është tentim për të mbuluar krimin e BDI.

“Asnjë reportazh, asnjë glorifikim folklorist, asnjë teatër me paratë e qytetarëve nuk do të arrijë të fshijë zullumin që BDI-ja, SORAVIA, LLOTARIA, EUROVIA, janë duke ushtruar ndaj qytetarëve. E megjithatë, ne jemi këtu për të mos heshtur dhe për të kërkuar Ilogari – se shqiptarët janë lodhur me forma, janë lodhur me mashtrime, janë lodhur me iluzione se diçka vërtetë ka ndryshuar në jetën e tyre me Talatin kryeministër teknik”, ka deklaruar Astrit Iseni nga LEN./tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share