Grubi: VMRO-ja shtyp butonin e gjelbër për ndryshimet kushtetuese – ne japim dorëheqje në moment!

Në momentin që VMRO-DPMNE-ja e Mickoskit do të votonte për ndryshimet kushtetuese, sipas Artan Grubi, ai bashkë me ministrat dhe funksionarët tjerë të BDI-së, do të japin dorëheqje në të njejtën sekondë, përcjell KlanM.

“Që nga i pari tek i fundit, brenda sekondës japin dorëheqje dhe tërhiqemi në momentin që VMRO-ja shtyp butonin e gjelbër për ndryshimet kushtetuese. Dhe, mund të shkojmë menjëherë në zgjedhje të parakohshme parlamentare apo mund t’i lëmë të qeverisin 6,7,8 muaj, sa të duan, deri në zgjedhjet e ardhshme që ta provojnë se e kanë për pushtet dhe për t’i larguar shqiptarët nga qeverisja. U pa që kjo ishte çështja”, tha mes tjerash grubi./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share