Championsi: Historia përsëritet si në vitin 2022 Real Madridi kualifikohet në finale

Real Madridi ka fituar 2-1 me një përmbysje të çmendur në minutat e fundit ndaj Bajern Munihun në “Santiago Bernabeu”, duke siguruar finalen e Ligës së Kampioneve.

Në “Santiago Bernabeu” ishte një ndeshje fantastike dhe me plot emocione, me Real Madrid që fitoi me rezultatin 2-1 ndaj Bayern Munich, duke shkuar kështu në finale të ëembley ndaj Dortmund.

Një histori që përsëritet për skuadrën madrilene, duke pasur parasysh se e ka bërë të njëjtën gjë edhe në gjysmëfinalet e dy viteve më parë. Më 4 maj të vitit 2022, Reali po mundej 1-0 nga Mançester Siti në shtëpi dhe Ançeloti hodhi në fushë Rodrigon. Sulmuesi shënoi dy gola në minutat 90 dhe 91, duke çuar ndeshjen në shtesa ku erdhi goli i kualifikimit për në finale.

Pas dy vitesh, Reali po mundej me rezultatin 1-0 nga Bajern Munihu dhe Ançelloti hodhi në fushë Hoselu, i cili shënoi në minutat 88 dhe 91 golat që i dhanë suksesin 2-1 ekipit dhe e çuan në finale. Thuajse një fotokopje e asaj që ndodhi dy vite më parë.

Me rezultatin e përgjithshëm 4-3, Real Madrid do të ndeshet në finalen e Champions League ndaj Borussia Dortmund.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share