Grinden dy motra në Shkup, nuk merrshin vesh për pronën

Problemet e pazgjidhura pronësore kanë shkaktuar sherr mes dy motrave nga Shkupi, me çka ka ardhur deri tek përplasja fizike mes tyre. Rastin në polici e ka paraqitur një 58 vjeçare nga Gazi Baba, sipas së cilës, motra e saj e kishte sulmuar fizikisht pas debatiti për pronën. Nga policia thonë se po marrin masa për zbardhjen e rastit.

“Me datë 12.12.2022 në ora 15:00 në Stacionin Policor Gazi Babë, 58 vjeçare nga Shkupi ka raportuar se rreth orës 06:00 në oborrin e shtëpisë së tyre familjare në zonën e Gazi Babës, pasi një debat të mëparshëm për shkak të marrëdhënieve të pazgjidhura pronësore dhe juridike, ajo është sulmuar fizikisht nga motra e saj S.G”, thonë nga MPB./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share