LSDM: VMRO-DPMNE keqpërdor fëmijët për klubin bullgar “Vanço Mihajlov”

“INSTITUCIONET KOMPETENTE TË REAGOJNË SA MË SHPEJT”

LSDM-ja njoftoi për një skandal të ri të VMRO-DPMNE-së, sic thonë, që ndërlidhet me klubin bullgar Vanço Mihajlov. Sipas socialdemokratëve, derisa Mickoski rrejshëm prezantohet në Bullgari, kuadro të tij keqpërdorin fëmijët në interes të klubit bullgar.

“Kuadro të VMRO-DPMNE-së dhe Mickoski bartin fëmijë të mitur në takime me financuesin e Vanço Mihajlovit. Zhaneta Sirvini është emëruar Drejtore e Shkollës së Mesme Teknike në Manastir pikërisht nga VMRO-DPMNE-ja respektivisht nga Kryebashkiaku I Manastirit. Bëjmë thirrje për reagim të shpejtë të institucioneve kompetente dhe kërkojmë përgjegjësi për këtë keqpërdorim të fëmijëve maqedonas. Derisa VMRO-DPMNE nuk heq dorë nga vazhdimësia e Vanço Mihajlovit, kot që prezantohet rrejshëm” – deklaroi Darko Kaevski, LSDM. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share