Mexhiti: Nga sot është duke u instaluar akceleratori i ri në Klinikën për Radioterapi dhe Onkologji

Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se sot fillon instalimi i akceleratorit të ri në Klinikën e Radioterapisë dhe Onkologjisë. Ministri Mexhiti bën me dije se kanë përfunduar dy fazat e para të demontimit të akceleratorit njëzet vjeçar dhe është bërë përshtatja dhe rinovimi i bunkerit.

“Ne i zgjidhim problemet shpejt dhe me efikasitet.” Me kënaqësi ju njoftoj se nga sot fillojmë me instalimin e akceleratorit të ri Varian 6116 në Klinikën e Radioterapisë dhe Onkologjisë. Ka përfunduar deinstalimi i akceleratorit linear 20 vjeçar, i cili ka filluar në muajin gusht dhe është bërë përshtatja dhe renovimi i bunkerit”, ka thënë ministri Mexhiti.

Faza e parë parashikon instalimin fizik të sistemit, pasuar me matje, kalibrime, modelim të sistemit deri në vënien në punë përfundimtare. Gjithashtu parashikohet trajnimi për përdorimin e aparatit.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Sipas dinamikës së pritshme, instalimi dhe aktivitetet e tjera pritet të përfundojnë për rreth 3-4 muaj, pas së cilës do të vihet në përdorim.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share