Goli në debutim me Inter Miami, Lionel Messi thyen rekordin e 700 rrjetave pa penallti

Lionel Messi bëri debutimin e tij për Inter Miamin, duke hyrë në lojë në minutën e 54’ kundër Cruz Azul.

Miami fitoi 2-1, dhe Messi ishte heroi në fundin dramatik. Argjentinasi vendosi ndeshjen në kohën shtesë të pjesës së dytë me një goditje të shkëlqyer.

Ai shënoi në mënyrë fantastike nga gjuajtja e lirë për 2-1. Me atë gol, Messi kaloi shifrën e 700 golave​, duke mos llogaritur penalltitë.

Kjo është një arritje që asnjë lojtar tjetër në histori nuk e ka bërë. Argjentinasi, 7 herë fitues i Topit të Artë, e kaloi pjesën më të madhe të karrierës së tij në Barcelonë, te PSG luajti dy sezone dhe tani në fund të karrierës vendosi të shkojë në Amerikë.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share