Bregu i Fildishtë fiton Kupën e Afrikës

Mundi në finale Nigerinë, fitojnë për herë të tretë në historinë e tyre këtë kompeticion

Bregu i Fildishtë fiton Kupën e Kombeve të Afrikës e treta në histori falë fitores 2-1 ndaj Nigerisë së Ademola Lookman.

‘Elefantët’ barazojnë Nigerinë me 3 fitore, ndersa rekordi mbahet nga Egjipti me 7 trofe. Ndërkohë finalja emocionuese, mori kahun e Nigerisë teksa në minutën e 38-të shënoi Trust- Ekong.

Reagimi i Bregut të Fildishtë ishte i menjëhershëm për të përmbysur rezultatin në 1-2. Fillimisht Frank Kesi barazoi në minutën e 62-të, ndërsa golin e fitores për Bregun e Fildishtë e shënoi Haller në të 82.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share