Çka po po ndodh me Valmir Nafiun, kthehet te Shkëndija apo vazhdon në Koshice?

Skuadra e Shkëndijës në drejtimin e trajnerit Ardian Nuhiu vazhdon përgatitjert për garat evoriane në Ligën e Konferencës, ndërsa drejtuesitte e klubit vazhdojnë konsulidimin e ekipit. Deri më tani janë angazhuar Mevlan Adili dhe Ardian Limani, ndërsa janë larguar Ferhan Hasani, Mustafa Mujezinoviq dhe Mevlan Murati, padyshim se do të ketë edhe lëvizje tjera si prurje të reja ashtu edhe largime.

Mbetet një dilema se çka po ndodhë me sulmuesin e krahut Valmir Nafiu i cili u huazua në Koshice të Sllovakisë. Ai aktualisht është në Tetovë dhe është në pritje do të kthehet te Shkëndija apo do të vazhdon edhe për gjashtë muaj në Sllovaki.

Çdo gjë do të mësohet ditëve në vijim jo vetëm për Valmir Nafiun por edhe për emrat tjerë që përmenden se do ti bashkohen Shkëndijës apo do t♪7 largohen nga kjo skuadër. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share