Futboll: Struga Trim Lum pret fitore edhe ndaj Rabotniçkit

Zija Merxhani – Normalisht që presim rezultat pozitiv

Struga Trim Lum kampionatin e ri në elitën e futbollit vendor e nisuur ashtu sië e ka pamenduar stafi teknik, që do të thotë se me prurjet e reja në merkaton verore ambiciet e klubit u ritën dhe me të madhe po mendojnë për kreun e tabelës. Një skuadër e cila në radhët e veta sjell emra të njohur si Besart Ibraimi, Fatjon Jusufi , Zija Merxhani e të tjerët patjetër edhe të ketë suksese. {Pikërisht kjo u dëshmua edhe në dy xhirot e para kur skuadra grumbulloi gjashtë pikë maksimale duke mundur Pobedën 3-0 në ship dhe Bregallnicën 0-1 në Shtip. Tani në radhë është ekipi I Rabotniçkit që ka bilanc katastrofal në dy xhirot e para 2-0 nga Sileksi në Kratovë dhe 0-5 nga Akademija Pandev në Shkup. Futbollisti i repartit të mbrojtjes në ekipin strugan, ish futbollisti i Shkëndijës, Zija Merxhani në pritje të sfidës me Rabotniçkin për Klan Maqedoni, deklaroi

“Une mendoj qe do jete ndeshje e veshtire. Gjithsesi ne i kemi marre te gjitha masat ndaj Rabotnickit dhe normalisht qe presim te marrim nje rezultat pozitiv. Ekipi eshte ne forme te mire dhe mendoj se do ia dalim. Gjithashtu mendoj se do kemi dhe ndihmen e tifozeve tane te mrekullueshem. Forca Struga” tha Merxhani

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Ndeshja Struga Trim Lum – Rabotniçki luhet të dielën në stadiumin e qytetit me fillim në ora 17:00, ndërsa drejtësinë do ta ndaj kërçovari Aleksandar Grujoski.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share