Sylvinho publikon të premten listën për Moldavinë

Grumbullimi i skuadrës nis më 13 Nëntor

Sylvinho do të publikojë mesditën e së premtes listën e lojtarëve që do të grumbullojë për ndeshjet e fundit kualifikuese të Euro 2024.

Një ditë më vonë trajneri i Kombëtares do të sqarojë zgjedhjet e tij për takimet me Moldavinë në Kishinjev më 17 Nëntor dhe Ishujt Faroe 3 ditë më vonë në Tiranë, takime që do të transmetohen si zakonisht në Tv Klan.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Grumbullimi do të nisë më 13 Nëntor dhe koha do të jetë e pakët për t’u përgatitur. Shqipërisë i mjafton 1 pikë me Moldavinë për të siguruar kualifikimin.

Tv Klan

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share