Gjithçka që duhet të dini për “El Clasicon” e parë të sezonit

Barcelona i bën konak Real Madridit këtë vikend në El Clasicon e parë të sezonit.

Ndeshja do të luhet të shtunën duke filluar nga ora 16:15.

Reali është duke e udhëhequr ligën spanjolle me pikë të barabarta me Gironan, por me një gol më shumë në diferencë, me Barcelonën që është prapa tyre, me një pikë më pak.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Të dy ekipet kanë ecuri fantastike në Ligën e Kampionëve, duke hyrë në EL Clasico në formë të lartë.

Barcelona është e pamposhtur në të gjitha garat këtë sezon, teksa Real Madridi humbjen e vetme e ka pësuar nga Atletico Madridi.

Robert Lewandowski është në dyshim për këtë ndeshje, pasi ka munguar në dy takimet e fundit për shkak të një problemi në kyçin e këmbës, megjithëse është duke afruar për rikthim në fushë.

Raphinha dhe Frenkie de Jong janë gjithashtu duke shtyrë për rikthim, për shkak të problemeve me fitnes.

Pedri, Jules Kounde dhe Sergi Roberto do të mungojnë gjithashtu, por Joao Felix do të jetë i gatshëm, pavarësisht çalimit në takimin ndaj Shakhtar Donetsk në Ligën e Kampionëve në mesjavë.

Ndërkohë, kishte shqetësime për Jude Bellinghamin e Real Madridit, kur u largua nga loja në Ligën e Kampionëve ndaj Bragës, por Ancelotti shpejt tregoi se ylli anglez ishte vetëm i lodhur dhe nuk kishte probleme me lëndime.

Thibaout Courtouis dhe Eder Militao do të jenë jashtë, ndonëse Barcelona po ballafaqohet me lëndime më shumë se Real Madridi në përballjen e këtij vikendi.

Kështu siç qëndron puna, Reali duket se është në formë më të mirë dhe do e kenë edhe Bellinghamin, duke bërë paraqitjen e parë në El Clasico.

Bellingham deri më tani ka shënuar 11 gola për Real Madridin. /Klankosova.tv.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share