Futboll: Struga Trim Lum humb nga AK Brera 1-2

Me ndeshjen Struga Trim & Lum – Akademia Brera që u zhvillua në stadiumin e qytetit në Strugë, u kompletua java e tretë e rrethit të parë të sezonit vjeshtor në Ligën e Parë. Kampionët në fuqi, ekipi Struga Trim & Lum, pësoi disfatë me rezultatin 1-2. Pjesa e parë përfundoi me epërsi të mysafirëve me golin që e shënoi Kërstevski në minutën e 26. Vendasit u munduan që me kundërsulme të barazojnë rezultatin por pa sukses.

Në pjesën e dytë futbollistët vendas me siguri me instruksione të strategut Shpëtim Duro, arritën të dominojnë në terren dhe të krijojnë raste për të shënuar. Si rezultat i lojës së mire pas një aksioni të bukur golashënuesi më mire Besart Ibraimi barazoi rezultatin në 1-1 në minutën e 63-të. Ky gol ktheu shpresën se mund të fitohen strumicasit, por në minutën e 71-të pas ridhënies nga këndi Vrdoljak me kokë shënoi për 1-2.

Vendasit deri në fund të ndeshjes u munduan së paku të barazojnë rezultatin, por portieri mysafirë nuk e lejoi këtë pasi me intervenime të shkëlqyera në dy raste shpëtoi rrjetën e portës së tij.

Çka të thuhet për ekipin struganë të cilët me mendje janë te ndeshja e play off-it që luhet të enjten në Ohër, kundër skuadrës islandeze Breidablik.

Me tri pikët e fituara në Strugë Akademia Brera kryeson tabelën me 9 pikë maksimale./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share