Jasir Asani shënon 3 gola

Jasir Asani ka shënuar 3 gola në kampionatin e Koresë së Jugut para se të niste grumbullimin me Kombëtaren. Risia e Sylvinho te Kuqezinjtë ishte i papërmbajtshëm në suksesin 5 – 0 të Gwangju ndaj Incheon United.

Sulmuesi 27-vjeçar ka shënuar 4 gola në 4 takimet e para. Jasir Asani është aktivizuar në karrierën e tij edhe në kampionatin e Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë, Suedisë dhe Hungarisë.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share