Futboll: Liga e Parë – zhvillohet java e tretë e kampionatit

Kavadari, Ohri dhe Çairi në qendër të vemendjes

Të dielën dhe të hënën në program janë ndeshjet e xhiros së tretë të rrethit të parë në elitën e futbollit vendor. Ndeshjet më tërheqëse pritet të zhvillohen në Kavadar, Çair dhe në Ohër . Ndeshja Struga Trim Lum – AK Brera, zhvillohet të hënën. Të gjitha ndeshjet fillojnë ora 17:00.

Lideri aktual në renditjen e tabelës Tikveshi i Kavadarit është nikoqire e ekipit Shkëndija dhe kjo do të jetë një sprovë e madhe për vendasit të cilët në dy ndeshjet e para shënuan dy fitore, njofton KlanM.

Të dielën Tikveshi përballet me Shkëndijën e cila në sezonin e ri e nisi me pretendime të qarta për kreun e tabelës.

Futbollisti, Bruno Dita pwr KlanM, deklaroi se gjatë dy javëve kanë punuar për ndeshjen e së dielës dhe presin rezultat pozitiv

BRUNO DITA – FUTBOLLIST I KF SHKËNDIJA (0.13- 0.23 dhe 1.07 – 1.09)

“Vërtet kemi pasur dy javë me e përgatit këtë ndeshje. Do shkojmë atje normalisht për tre pike. Është një ndeshje vështirë jemi të vetëdijshëm dhe shpresoj që fati të na buzëqeshi neve. Si është atmosfera në ekip? Shumë e mire”

Në stadiumin “Biljanini Izvori” në Ohër përballen Voska Sport dhe Vardari, ekipe të cilat kampionatin e filluan me nga dy humbje dhe pikërisht në përballjen mes tyre do të mundohen të fitojnë pikët e para në sezonin e ri.

FC Shkupi, sic njofton KlanM, pas dy ndeshjeve në transfertë, të dielën për herë të parë do të paraqitet para tifozëve të tyre në stadiumin e Çairit, kësaj radhe kundër Sileksit.

Bregallnica në Shtip përballet me Gostivarin, ndërsa Rabotniçki është nikoqir i Makedonija Gj.P.

Ndeshja Struga Trim Lum – AK Brera zhvillohet të hënën.

Të gjitha ndeshjet fillojnë në ora 17:00.

Në xhiron e tretë. Më 20 gusht, me fillim në ora 17:00, takohen:

Voska Sport – Vardari

Tikveshi – Shkëndija

Bregallnica – Gostivari

Rabotniçki – Makedonija Gj.P

Shkupi – Sileksi.

Struga Trim Lum – AK Brera, zhvillohet më 21 gusht./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share