Futboll – Liga e Parë: Të dielën gjashtë ndeshje interesante!

FUTBOLL – LIGA E PARË

Skuadra e Gostivarit sezonin pranveror e nisi me dy barazime  kundër Vardarit si nikoqir dhe Shkëndijës si mysafirë.

Përballja me AP Brera është vendimtare për realizimin e qëllimeve prandaj presin përkrahjen dinjitoze të tifozëve.

“Tifozët gjithmonë janë pas  shpinës  tonë, gjithmonë i kemi në përkrahje  siç  ishin në Tetovë në ndeshjen me Shkëndijën. Shpresoj se “Kastriotët” do të jenë në numër të madh pasi kemi nevojë për ata. Shpresojmë që ti gëzojmë me një fitore” – tha Enis Dervishi, futbollist i KF Gostivari.

Lideri në renditjen e tabelës FC Shkupi, në Çair përballet me Tikveshin.

Në Kratovë Sileksi, takohet me kampionin në fuqi Struga Trim Lum, Makedonija Gj.P pas  dy humbjeve  radhazi  takohet me  Voska Sportin , ndërsa  Rabotniçki është nikoqire e Bregallnicës.

Të gjitha ndeshjet  zhvillohen të dielën me fillim në orën 14:00. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share