Argjentina është në finale, pas fitores së pastër 3:0 ndaj Kroacisë

Argjentina është finalistja e parë e Kampionatit Botëror “Katar 2022”.

Kombëtarja e Argjentinës ka triumfuar në gjysmëfinale kundër Kroacisë me rezultat 3:0 në stadiumin “Lusail Iconic”.

Lionel Messi ishte i pari që kaloi Argjentinën në epërsi në minutën e 34-të kur u tregua i saktë nga penalltia.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Vetëm pesë minuta më vonë, golin e qetësisë për argjentinasit e realizoi sulmuesi Alvarez pas një solo-aksioni nga gjysma e fushës.

I njëjti futbollist ia dha goditjen e fundit kombëtares ballkanike në minutën e 69-të kur konkretizoi në gol një asistim nga Messi.

Argjentina e Lionel Messit në finale do të ballafaqohen me fituesin e gjysmëfinales Francë – Marok që luhet të mërkurën nga ora 20:00.

Me super-asist nga Messi, Alvarez vulos fitoren e Argjentinës

Kombëtarja e Argjentinës ka shënuar edhe golin e tretë për 3:0 kundër Kroacisë në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Botës.

Julian Alvarez ka realizuar golin e tretë dhe të dytin personal për argjentinasit në minutën e 68-të.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share