Futboll: Kounde drejt Chelseat, Barcelona hidhet në sulm për yllin e Manchester Cityt

Barcelona raportohet se po shqyrton mundësin e transferimit të qendërmbrojtësit të Manchester Cityt, Aymeric Laporte.

Gjigantët katalanas kanë qenë të lidhur me Jules Kounde të Sevillës në javët e fundit, por Chelsea tani duket se është në krye të garës për shërbimet e francezit.

Sipas “Fichajes”, Barcelona po harton një plan në rast se humbet Kounden, me Laporten të identifikuar nga ana e Xavit si një objektiv i mundshëm.

Reprezentuesi spanjoll e filloi karrierën e tij profesionale me Athletic Bilbaon, duke përfaqësuar ekipin e parë të baskëve në 222 ndeshje midis viteve 2012-2018 përpara se të kalonte te Man City.

28-vjeçari ka bërë 155 paraqitje për “Citizens” gjatë kohës së tij në klub, duke fituar katër tituj të Premier Ligës, një FA Cup dhe tre Kupa EFL gjatë kësaj periudhe.

Mbrojtësi ka edhe tre vite të tjera për të përfunduar kontratën e tij në “Etihad Stadium”, por ka pasur spekulime rreth të ardhmes së tij këtë verë, me Chelsean gjithashtu që besohet të ketë shfaqur interesim për shërbimet e tij.

Laporte së fundmi tha se ai nuk ka ndërmend të largohet nga Man City në tregun aktual, pavarësisht spekulimeve në rritje.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share