Futboll: Liga e Parë – të dielën dy superndeshje!

TAKOHEN STRUGA TL – SHKËNDIJA DHE SHKUPI – VARDARI

Në Strugë dhe Çair të dielën zhvillohen dy ndeshjet kryesore të javës së 13-të në Ligën e parë të futbollit Në Strugë takohen Struga Trim Lum – Shkëndija, ndërsa në Çairi përballen Shkupi – Vardari

Stadiumi i qytetit në Strugë të dielën pret aktualisht dy skuadrat më cilësore në futbollin e vendor. Përballen kampioni në fuqi Struga Trim Lum dhe Shkëndija, që aktualisht me ekipin e Shkupit ndajnë pozitën e parë. Struganët në ndeshjen kundër Vardarit dëshmuan cilësi dhe efikasitet të nivelit të lartë. Futbollisti Neziri pret që edhe kundër Shkëndijës të dëshmojnë lojë efikase.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Ndeshja e ditës së diel pritet të jetë një derbi i vërtet, ku takohen dy ekipet e kreut. Është një ndeshje shumë e rëndësishme për të dyja ekipet. Ekipi ynë është përgatitur maksimalisht për këtë ndeshje dhe shpresojmë se me angazhimin e të gjithë ekipit, Struga mund të mbetet e gëzuar dhe t`i fiton tri pikët”, tha Mexhit Neziri nga Struga TL.

Nga ana tjetër futbollisti Shkëndijës, Adenis Shala, thotë se gjatë javës janë përgatitur maksimalisht dhe beson se me potencialin që ka ekipi, tetovarët do të dalin triumfues në Strugë.

“Tani kjo ndeshja me Strugën vjen në momentin e duhur, sepse mendoj se do të jetë një ndeshje që do të tregojë se ne me të vërtetë kemi kualitet dhe unë besoj shumë te kjo skuadër që kemi. Mendoj se nëse secili nga ne do të jëp 100% nga vetja, ne do të fitojmë ndeshjen në Strugë”, tha Adenis Shala nga Shkëndija.

Lideri aktual në tabelë, FC Shkupi, në stadiumin e Çairit përballet me ekipin e Vardarit që aktualisht me 11 pikë mban pozitën e fundit në tabelën e klasifikimit.

Kapiteni i “shkupjanëve”, Artan Iljazi, nuk ka dilema se do të vazhdojë ecuria e fitoreve.

“Të dielën kemi ndeshjen kundër Vardarit, ne si ekip jemi të përgatitur maksimalisht, jo vetëm për këtë ndeshje, por për secilën ndeshje ne përgatitemi. Atmosfera në ekip është mjaft e mirë dhe me përkrahjen e “Shvercerave” besoj që tri pikët do të mbesin në Çair”, tha Artan Iljazi nga FC Shkupi.

Të dyja ndeshjet e së dielës fillon në orën 13:00./KlanMacedonia

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share