NBA: Denver dhe Philadelphia një hap larg gjysmëfinaleve

Sot janë zhvilluar tre ndeshje të raundit të tretë të çerekfinales së play off-it në kampionatin amerikan të basketbollit NBA, ku dy skuadra si Philadelphia dhe Denver janë një hap pranë gjysmëfinales, pasi kanë nga tre fitore të njëpasnjëshme.

Denver në ndeshjen e sotme mundi Minnesotan me rezultatin 120-111, duke udhëhequr 3-0 serinë e fitoreve në Konferencën e Perëndimit. Jokiq realizoi një “triple double” me 0 pikë, 11 kërcime e 12 asiste, ndërsa Porter 25 pikë.

Atlanta fitoi në transfertë kundër Boston në ndeshjen e tretë çerekfinale me rezultat 130-122, dhe tani rezultate i ndeshjeve të fituara është 2-1 në të mire të Boston. Toung me 32 pikë e Murray me 25 bënë diferencën në parket për Atlanta. Për Boston, Tatum, realizoi 29 pikë e 10 kërcime .

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Po 2-1 në fitore udhëheq serinë në Lindje edhe ekipi i New York, që mundi ekipin e Cleveland me rezultatin 99-79. Brunson me 21 pikë ishte më efikas te vendasit, ndërsa Mitchell 22 pikë ishte më dalluari te Cavaliers.

Play off-Çerekfinale Konf.Lindje

Philadelphia – Brooklyn, (3-0)

Boston – Atlanta, 122-130 (2-1)

Cleveland – New York, 79-99 (1-2)

Milwaukee – Miami, (1-1)

Play off-Çerekfinale Konf.Perëndim

Sacramento – Golden State, (2-1)

Memphis – Lakers, (1-1)

Phoenix – Clippers, (2-1)

Denver – Minnesota, 120-111 (3-0)

Shaban Sinani /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share