E kryer, Chukwueze i bashkohet Milanit

Samuel Chukwueze, është lojtari i radhës që do t’i bashkohet ekipit të Milanit.

Siç raporton eksperti i tranferimeve, Fabrizio Romano, Chukwueze do të kalojë në Milano për shifrën e 20 milionë euro plus tetë të tjera në formën e bonuseve.

Ai do të nënshkruajë kontratë deri në qershor të vitit 2028, teksa testeve mjekësore do t’u nënshtrohet këtë javë, për t’iu bashkuar ekipit në SHBA.

Milani së fundmi ka zyrtarizuar edhe Tijani Rejinders, teksa është në kërkim edhe të një mesfushori.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share