Futboll – Liga e Parë/ Të dielën, duele për titullin dhe mbijetesën!

Të  dielën me fillim në ora  15:00 në program janë tre ndeshje të javës së 27-të të Ligës së parë në futbollin vendor. Ndeshje të zjarrta në Strugë, Tetovë dhe Shkup.

Kampioni në fuqi, Struga Trim Lum, pas disfatës së javës së kaluar kundër Vardarit, të dielën e pret edhe një sfidë e vështirë kundër Bregallnicës, skuadër e cila lufton për mbijetesë.

Por, struganët thonë se do të japin maksimumin për të fituar tre pikët.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“ Na pret një ndeshje  shumë e rëndësishme kundër Bregallnicës . Edhe pse në tabelë ata janë nga fundi, kjo nuk do të thotë se duhet nënvlerësuar. Duhet me shumë seriozitet t`i futemi kësaj ndeshje  të fitojmë tre pikët, pasi na shërbejnë shumë në garën për titullin kampion. Besoj shumë se si ekip jemi përgatitur për këtë ndeshje, gjatë gjithë javës dhe do t’ia arrijmë qëllimin” – tha Ard Kasami.

Në Tetovë, Shkëndija përballet me Sileksin, një kundërshtar tradicionalisht i pa parashikueshëm.

Por, për “kuqezinjtë”, nëse duan të mbesin në garën për titull, çdo rezultat tjetër pos fitores do të ishte i barabartë me humbje.

“Ashtu siç thatë nuk është lehtë. Presim të japim maksimumin , po stërvitemi dita ditës  edhe jemi në formën tonë 100% që ta fitojmë këtë ndeshje. Kemi ardhur pas një ndeshje me Makedonija Gj.P që patëm hapë falco do të thoja. Pavarësisht se luajtëm mirë krijuam raste por edhe pse me dhjetë veta, por fati nuk ishte me ne” – tha Bruno Dita.

Një ndeshjes interesante  do të zhvillohet në arenën “Todor Proeski”  mes rivalëve të vjetër Rabotniçki – Vardari, dy skuadra me renome që kësaj radhe luftojnë për mbijetesë në elitën e futbollit vendor.

Të tre ndeshjet fillojnë  në ora 15:00. /tvklan.mk/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share