Futboll: Mësohen tetë ekipet çerekfinaliste të Ligës së Kampionëve  

Me dy përballjet e mbrëshme të 1/8 së finales në ligën e kampionëve në futboll, janë mësuar  të gjitha ekipet çerekfinaliste . Pra  Atletiko  Madrid  eliminoi  Interin duke  e mundur  3-1, ndërsa Borusia Dortmund  eliminoi  PSV-n  2-0

Në fazën çerekfinale janë kualifikuar tre skuadra spnjolle, nga  dy nga  Anglia dhe  Gjermania , ndërsa Franca do të përfaqësohet vetëm me një skuadër në çerekfinale. Kanë zhgënjyer skuadrat italiane që nuk kanë asnjë ekip në këtë fazë të garave në Champions.

Tetë skuadrat  që kanë siguruar kualifikim në çerekfinale  të Ligës së Kampionëve  europian, janë Real Madrid, Barcelona, Atletico Madridi, Arsenali, Manchester City, Bayern Munihu, Dortmundi dhe PSG.

Shorti i çerekfinaleve, të UEFA Champions League 2023/24 do të zhvillohet të premten me fillim në orën 12:00./tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share