Shtatë ekipet shqiptare në Conferenc League kanë mësuar kundërshtarët eventual në raundin e tretë

Në raundin e dytë të UEFA Conferenc Leagua  të mërkurën  dhe  të enjten  shtatë ekipet  shqiptare  nga Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Kosova, do të zhvillojnë  ndeshjet e para të xhiros së dytë. Organet e UEFAS pa mos humbur kohë gjatë ditë së sotme kanë hedhur shortin për ndeshjet e raundit të tretë kualifikues, normal nëse ato arrijnë të kualifikohen më tej.

Dy skuadrat nga Maqedonia e Veriut, Struga Trim Lum dhe FC Shkupi në rast se kalojnë Buduqnostin, gjegjësisht Levski Sofjen, në turin e tretë do të përballen me fituesit nga përballjet FC The News Saints – Svift Vesper, apo Hapoel Beer Sheva – Panvezis.

Ndërsa Ballkani nëse e eliminon Larnen atëherë do të ndeshet me skuadrën e Linkoln Red Imps nga Gjibraltari.

Drita e Gjilanit do të ketë një sfidë të vështirë në rrethin e dytë kundër Viktoria Plzen, por nëse arrin të kualifikohet atëherë do të luajë me fituesin e duelit, Griza-Dudelanzh.

Skuadra e tretë kosovare ekipi i Dukagjinit, që pati një debutim të suksesshëm në arenën europiane, nëse kalon kroatët e Rijekës, në turin e tretë do të përballej me fituesin nga dueli mes B36Torshavn – Haverdforduest.

Dy  skuadrat e Shqipërisë Partizani dhe Tirama që garojnë raundin e dytë në raundin e tretë do të kenë kundërshtarë të vështirë, kështu që Partizani  i Tiranës nëse do të eliminonin ekipin e Atletik Eskaldes, atëherë në turin e tretë do të luanin me fituesin e sfidës Tre Pene-Valmiera.

Tirana e ka shumë të vështirë të kalon raundin e dytë pasi përballet e turqit e Beshiktash, ata edhe në rast se kalojnë gjigantin turk, do të hasin në kundërshtarë aspak të lehtë, pasi në turin e tretë i pret përballja me fituesin nga ndeshja midis Zheljezniçar nga BeH dhe Neftçi Baku nga Azerbejxhani.

Ndeshjet e raundit të tretë zhvillohen më 10 gusht, ndërsa ato të kthimit më 17 gusht.

Liga e Konferencës – Turi i tretë eliminatorë

BALLKANI/LARNE

–          

LINKOLN RED IMPS
STRUGA/BUDUÇNOST

–          

NJU SAINTS/SUIFT HESPER
HAPOEL BER-SHEVA/PANEVEZIS

–          

SHKUPI/LEVSKI SOFIA
TORSHAVAN/HAVERFORDUEST

–          

RIJEKA/DUKAGJINI
VIKTORIA PLZEN/DRITA

–          

GRIZA/DUDELANZH
PARTIZANI/ ATL. ESKALDES

–          

TRE PENE/VALMIERA
BESHIKTASH/TIRANA

–          

ZHELJEZNIÇAR/NEFTÇI BAKU

 

 /KlanMacedonia/
Lexo gjithashtu
Total
0
Share